Lajmet

Dënohet për shitje të modemëve të hakuar

Jul 1 2012
0 Shpërndarje
Dënohet për shitje të modemëve të hakuar

Modifikuesi dhe hakeri i modemëve kabllor, Ryan Harris, është dënuar me burg për shkak të hakimit dhe shitjes së modemëve kabllor për abonentët që nuk kanë dashur të paguajnë për qasje në internet dhe televizionin kabllor.

Autoritetet kanë thënë se Harris shiste modemë dhe softuer të hakuar “që u mundësonin përdoruesve të anashkalojnë kufizimet që ofruesit e shërbimit kishin vendosur në modemët kabllor për të filtruar përmbajtjen dhe përdorimin.”

Gjyqtari amerikan, Mark L.Wolf gjatë leximit të verdiktit, i’u drejtua Harrisit me fjalët: “Unë mendoj se ju keni kryer një krim serioz.” Harris u shpall fajtor për shtatë vepra penale, dhe atë për mashtrim, falsifikim, telashe dhe shitje të modemëve të hakuar.

Harris shiste modemë që u mundësonin abonentëve të vjedhnin internet falas apo të anashkalonin çfarëdo kufizimi të shpejtësisë së internetit. Harris i shiste këto pajisje përmes kompanisë së tij TCNiSO, me një çmim prej 99,99 dollarësh.

Përveç kësaj, ai gjithashtu përfshinte edhe veglat dhe softuerin që u mundësonin abonentëve të vidhnin qasjen edhe për televizionin kabllor. Para pak muajsh, Harris botoi librin “Hacking the Cable Modem: What Cable Companies Don’t Want You to Know.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>