Lajmet

Dentem, platforma e parë online shqiptare dedikuar dentistëve tashmë pjesë e ikubatorit Evropian Station F

May 17 2017
0 Shpërndarje
Station F është inkubatori më i madh Evropian i startupeve dhe mbështetet fuqishëm nga gjigandi i rrjetit social Facebook. Dentem, platforma e parë online shqiptare dedikuar dentistëve tashmë pjesë e ikubatorit Evropian Station F Photo Source: Dentem

Startupi i njohur shqiptar i dentistëve teknologjikë, Dentem, do ti bashkohet inkubatorit më të madh Evropian në Francë, Station F.

Lajmi erdhi nga vetë Dentem në një postim në blogun zyrtar të startupit në Medium.com. “Do përpiqemi të inovojmë, dhe ambicjet tona do të vazhdojmë ti ndjekim në Francë në përpjekje për ta përmirësuar dhe rritur më tej platformën tonë,” shkruan Dentem.

Station F është inkubatori më i madh Evropian i startupeve dhe mbështetet fuqimisht nga gjigandi i rrjetit social Facebook. Dentem gjithashtu është startupi i parë shqiptarë që i bashkohet këtij inkubatori.

Finalistë në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit, Dentem është platformë e parë online zhvilluar nga një ekip shqiptarësh dedikuar dentistëve e cila u lejon atyre të menaxhojnë axhendën e tyre, dosjet e pacientit, automatizimin e marrëdhënieve me pacientët dhe u japin atyre një përvojë të re emocionuese në Cloud.

Në postimin në blog Dentem premton zgjerim në inteligjencën artificiale, realitetin e shtuar dhe atë virtual në mënyrë që tua bëjë më të lehtë jetën dentistëve.

Nga ana tjetër i lejon pacientëve për të zbuluar klinika rreth tyre në qoftë se ata duan një dentist të ri ose ata zhvendosen nga qyteti, si dhe të rezervojnë online në cdo moment takim me dentistin.

Shërbimi është i disponueshëm online përmes ueb aplikacionit Dentem por edhe në platformat mobile Android dhe iOS. Dhjetëra klinika tashmë në Shqipëri dhe Kosovë tashmë janë pjesë e platformës por jo vetëm sepse shërbimi është i aksesueshëm në kudo. /PCWorld Albanian

Tags >

Dentem
Lajmet e fundit>