Lajmet

Departamenti amerikan i Drejtësisë për herë të parë shpall dy fajtorë për pirateri të aplikacioneve mobile

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Departamenti amerikan i Drejtësisë për herë të parë shpall dy fajtorë për pirateri të aplikacioneve mobile

android-doll-stock-robot_1020.0_standard_800.0Dy persona të akuzuar për menaxhimin e uebfaqes së popullarizuar të piraterisë për aplikacionet për Android janë shpallur fajtorë për akuzat e ngritura nga Departamenti amerikan i Drejtësisë (DOJ). Kjo shënon herën e parë që DOJ ka arritur të sigurojë dëshmi për shpërndarjen e aplikacioneve të falsifikuara mobile. Nicholas Anthony 26 vjeç dhe Thomas Allen Dye, 21 vjeç, u shpallën fajtor për akuzën e konspiracionit duke kryer shkelje të të drejtave të autorit. 

Që të dy kanë ndihmuar faqen Appbucket.net, që është një “treg alternativ online” për të cilin autoritetet thonë që ka shpërndarë më tepër se 1 milion kopje të aplikacioneve të shkarkuara në mënyrë të jashtëligjshme. Këto shkarkime të paligjshme të aplikacioneve kanë arritur vlerën e më tepër se 700 mijë dollarëve, thonë prokurorët federalë dhe ato ishin lëshuar pa pagesë pa ndonjë leje nga zhvilluesit.

Appbucket ishte një nga dy faqet e piraterisë në Android të cilat ishin kapur nga agjencitë për zbatim të ligjit në SHBA gjatë vitit 2012. Qeveria kishte ngritur akuza të ngjashme kundër 22 vjeçarit Kody Peterson, i dyshuar ky si menaxhues i faqes SnappzMarket.com – një tjetër faqe kjo e sulmuar nga autoritetet federale.

Peterson është akuzuar për plaçkitje nga zhvilluesit të Android-it të edhe më tepër parave: prokurorët thonë që mes majit të vitit 2011 dhe gushtit të vitit 2012, SnappzMarket ka pasur 1 milion shkarkime të jashtëligjshme që kanë vlerën prej 1.7 milionë dollarësh. Pasi që Peterson-i nuk përmendet në deklaratën për shtyp të DOJ-së, ai rast mbetet ende duke u hetuar. Ndërsa sa i përket Narbone dhe Dye, të dy këta do të mund të marrin një dënim maksimal prej pesë vitesh burgim. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>