Lajmet

Departamenti amerikan i Shtetit sulmohet nga hakerët

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Departamenti amerikan i Shtetit sulmohet nga hakerët

41157_01_us_state_department_computers_hacked_email_system_shut_downDepartamenti amerikan i Shtetit gjatë të dielës u bë agjencia e katërt qeveritare amerikane që lajmëroi një thyerje të sistemeve të veta kompjuterike në javët e fundit, pasi një infiltrim e detyroi agjencinë që përkohësisht ta ndalojë sistemin e vet të e-mailave dhe uebfaqeve publike. Thyerja, për të cilën agjencia thotë që nuk ka prekur ndonjërin nga sistemet e veta të fshehta, ndjek një thyerje të ngjashme me sistemet jo të klasifikuara kompjuterike të Shtëpisë së Bardhë, që po ashtu rezultoi me një ndërprerje të përkohshme të sistemeve të veta të komunikimit. Kanë qenë edhe thyerje të ngjashme në Shërbimin Postar të Shteteve të Bashkuara dhe Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse sulmet ishin kanë pasur lidhje mes tyre. Thyerja në Departamentin e Shtetit ishte raportuar së pari gjatë të dielës nga Associated Press. “Kjo ka ndikuar tek një pjesë e trafikut të e-mailave të paklasifikuar dhe qasjes sonë në uebfaqe publike nga sistemi ynë kryesor i paklasifikuar,” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, duke shtuar që departamenti priste që sistemet e veta të rikthehen shumë shpejt në gjendjen normale.

Ekspertët e sigurisë thonë që hakerët janë duke i sulmuar agjencitë qeveritare për të kuptuar se çfarë lloji të dhënash janë të qasshme. Por mbetet një çështje e debatit nëse sulmet janë të lidhura dhe që identitetet e sakta të sulmuesve mbeten të pasigurta, thonë zyrtarët.

Sulmi në sistemet e Shtëpisë së Bardhë besohet që ishte punë e hakerëve në Rusi, ndërsa sulmi në NOAA dhe Shërbimin Postar besohej që ishte një aksion i hakerëve nga Kina. Cilësimi i këtyre sulmeve si përgjegjësi e një grupi ose kombi është e vështirë sepse hakerët në përgjithësi synojnë të ndryshojnë rrugët e sulmit të tyre përgjatë serverëve të kompromentuar të uebit nga e mbarë bota.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha që thyerja ishte zbuluar pasi një veprimtari shqetësuese ishte vërejtur në pjesë të sistemit të vet të paklasifikuar kompjuterik. Zyrtarët nuk thanë se sa gjatë mund të kenë qenë hakerët në përgjimin e atyre sistemeve, por përmirësimet e sigurisë bëheshin gjatë ditës së diel. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>