Harduer

Departamenti Amerikan teston me tufa dronësh të printuar në 3D

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po teston dronë të vegjël autonom që kanë kosto të vogël dhe mund të printohen. Këto dronë do të përdoren për mbledhje informacioni në lartësi të ulët, përgjim, dhe misione të zbulimit në terren. Departamenti Amerikan teston me tufa dronësh të printuar në 3D

Dronët, të quajtur Perdix, operojnë si një tufë dhe nuk janë të programuar individualisht. Ato funksionojnë si një organ i vetëm me një tru të shpërndarë i cili merr vendimet për të gjithë dronët, tha Departamenti në një deklaratë të hënën.

“Për shkak se çdo Perdix komunikon dhe bashkëpunon me çdo Perdix tjetër, tufa nuk ka një drejtues dhe mundet të adobtohet mirë me dronët që hynë apo dalin prej grupit,” tha William Roper, drejtori i Zyrës të Aftësive Strategjike të DOD.

Dronët janë menduar që të kontrollohen në të njëjtën mënyrë që do të drejtonte një trajner një skuadër sportive. Operatori jep objektivat dhe dronët vendosin se cili është plani më i mirë që të arrihen këto objektiva.

Testimi më i fundit, fillimisht i dokumentuar në “60 Minutes,” u bë në China Lake, Kaliforni këtë Tetor. 103 prej këtyre pajisjeve të vogla u lëshuan nga tre avionë luftarakë F18.

Testime të mëparshme janë bërë në Alaska dhe Bazën Ajrore Edwards në Kaliforninë Jugore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>