Harduer

Dërgesat e orës inteligjente Apple Watch fillojnë në muajin Prill

Jan 29 2015
0 Shpërndarje
Dërgesat e orës inteligjente Apple Watch fillojnë në muajin Prill

gold-apple-watchDeri ditën e sotme të gjithë e kanë pritur orën inteligjente Apple Watch “në muajt e parë të vitit 2015”. Por tashmë dihet gjithashtu se lajmërimi më i fundit nga kompania Apple na vë në dijeni faktin se kjo pajisje do të fillojë të dërgohet tek klientët në muajin prill, edhe pse ende nuk kanë bërë të ditur një datë specifike. Tim Cook, CEO-ja i kësaj kompanie thotë se këto dërgesa nuk janë as përpara kohe dhe as të vonuara në kohë, por është fiks momenti i duhur. Ai shpreh në këtë forë gjatë një konference ku po diskutohej lidhur me fitimet e mëdha të kompanisë Apple.

Fillimisht Tim Cook tregoi detaje të orës inteligjente në eventin e shtatorit ku ai gjithashtu lançoi iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Në vetëm tre muaj kompania Apple shiti 74.5 milion iPhone të rinj në një kohë rekord, duke shënuar kështu edhe thuajse 68.6 % të fitimeve të kompanisë për tremujorin në fjalë.

Edhe iPad-et dhe pajisjet Mac i kanë sjellë fitime kësaj kompanie. Përsa i përket Apple Watch, ajo pritet të jetë një hit për shumicën e fansave të cilët mezi e presin. Gjithsesi suksesi i saj nuk ka asnjë ndikim në shitjet e iPhone, duke qenë se ajo është një aksesor i cili funksionon vetëm nga “ndihma” e një iPhone.

Më parë ne ju kemi treguar disa detaje të orës inteligjente, por ende Apple nuk ka zbuluar çdo funksionalitet të saj, dhe prandaj ende nuk dihet se si do të pritet kjo pajisje nga klientët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>