Lajmet

Dërgo SMS, shpëto jetë

May 29 2009
0 Shpërndarje
Dërgo SMS, shpëto jetë

Kompania telekomunikuese IPKO vazhdon të tregojë se gjithmonë i kushton rëndësi përgjegjësisë ndaj shoqërisë. Në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ”T’i Gëzojmë Fëmijët” IPKO ka filluar fushatën humanitare ”DËRGO SMS, SHPËTO JETË” me të cilën do të mbledhë fonde për t’i ndihmuar fëmijëve kosovar që kanë nevojë për shërim jashtë Kosove.

Organizata jo-qeveritare “T’i Gëzojmë Fëmijët” (TGF) është organizatë humanitare e cila grumbullon mjete financiare për dërgim në shërim të fëmijëve kosovar të cilët nuk mund të gjejnë shërim brenda vendit.

Kontributi për këta fëmijë që kanë nevojë është shumë i lehtë. Të gjithë konsumatorët e operatorit të telefonisë mobile IPKO mund të kontribuojnë në këtë fushatë duke dërguar SMS me tekstin ndihmoj në numrin 5050 dhe për çdo SMS të dërguar ju kontribuoni me 50 cent të cilat do të tërhiqen nga llogaria juaj.
Ambasador i fushatës është aktori i mirënjohur Luan Jaha i cili do të jep kontributin e vet në begatimin e kësaj fushate.

IPKO ka ofruar gjithë infrastrukturën e vet për funksionalizimin e kësaj fushate, duke ofruar përkrahje teknike, financiare dhe fushatë mediale. Fushata mediale përfshin promovimin në televizion, gazetë, portale informative online, billborde si dhe do të xhirohet një video klip muzikor në të cilin do të marrin pjesë fëmijët në nevojë nga OJQ “Ti ndihmojmë fëmijët” dhe figura të njohura publike.

 

 

Për më shumë infromacione rreth OJQ-së "Ti ndihmojmë fëmijët" vizitoni web faqen e tyre http://www.tgf-ks.com

 

 

 

 

Lajmet e fundit>