Lajmet

Dërgoni fotografitë në Gmail me “drag-and-drop”

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
Dërgoni fotografitë në Gmail me “drag-and-drop”

drag and drop gmailoNëse jeni përdorues të Gmail-it dhe ju ka ndodhur që ta merrni një fotografi dhe ta zvarrisni deri tek dritarja ku keni qenë duke e shkruar e-mailin, atëherë ajo fotografi do të dërgohet brenda tekstit.

Kurse tani me parimin tërhiq-dhe-hidh (drag and drop) mund të dërgoni fotografi në formë të “attachmentit”.

Siç ka treguar edhe blogu Google Operating System, se si do ta dërgoni këtë fotografi varet se ku e vendosni atë, pra a e vendosni brenda trupit të e-mailit të cilin po e dërgoni, apo e vendosni në shiritin e poshtëm, ku ndodhet butoni “Send”, butoni për formatim të tekstit dhe “Drop to attach” ku pasi ta keni vendosur do të shihni se do të bëhet ngarkimi i fotografisë në formën e ngarkesës ose “attachmentit”. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>