Lajmet

Dërgoni mesazhe të sigurta online me aplikacionin fuseMe

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Dërgoni mesazhe të sigurta online me aplikacionin fuseMe

fuseme-01Kohët e fundit shumica e aplikacioneve që shërbejnë për komunikimin online kanë një sërë veçorish, të cilat fillojnë nga komunikimi me audio, video e mbarojnë tek bisedat në grup.

Shumica e kompanive të cilat merren me krijimin e këtyre aplikacioneve mundohen që të ofrojnë siguri maksimale për përdoruesin në mënyrë që mesazhet e tyre të mos shikohen nga persona të padëshiruar. Numri i aplikacioneve të cilat ofrojnë siguri është mjaft i lartë ,megjithëse disa prej tyre përmbajnë vetëm disa veçori bazike që funksionojnë si element mbrojtës.

Së fundmi në treg u prezantua një aplikacion i ri për dërgimin e mesazheve i quajtur fuseMe. Ky aplikacion ofron thirrje me audio dhe video, dërgimin e mesazheve tekst, shpërndarjen e videove dhe fotove.

Krahas këtyre shërbimeve fuseMe i garanton përdoruesit siguri të plotë nëpërmjet algoritmeve të patentuar, të cilat funksionojnë për rrjetet 3G, 4G, LTE dhe Wifi. Përveç kësaj, aplikacioni ofron informim në kohë direkete të përdoruesit me lajmet më të fundit nga bota, pa pasur nevojë mbylljen e aplikacionit. FuseMe gjendet i gatshëm për shkarkim në dyqanet online Google Play dhe Galaxy Apps. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>