Vëzhgim

Dërgoni ngarkesat nga Gmail në Google Drive

Apr 30 2012
0 Shpërndarje
Dërgoni ngarkesat nga Gmail në Google Drive

Agarwal tregon që puna duke përdorur gjuhën Apps Script për ta kryer tërë punën – asnjë nga ata në fakt nuk e ka ditur që ta rregullojë atë ashtu siç duhet. Rregullimi është mjaft i thjesht:

1. Duke supozuar që ju jeni të qasur në llogarinë tuaj në Google, krijoni një kopje të kësaj flete në Google Docs-in tuaj (tani Google Drive).

2. Hapeni fletën dhe ju duhet ta shihni një meny të re në Gmail – klikoni Initialize dhe ofroni lejet e nevojshme. Kjo është fleta juaj (shikojeni kodin burimor) dhe ju nuk jeni duke i shpërndarë të dhënat me ndokënd tjetër.

3. Pastaj shkoni sërish në menynë në Google dhe klikoni Run. Mbyllni fletën në Google dhe keni mbaruar.

Tani kurdo që ju e labelizoni një email me GoogleDrive, skripti juaj (që funksionon çdo dy minuta) automatikisht do t’i shtojë skedarët e bashkëngjitur me email në Google Drive-in tuaj. Mjaft mirë, apo jo? Tani, le të themi që ju do të donit që automatikisht të ruani në Google Drive çdo skedar që vjen me email për ta lehtësuar qasjen offline. Vetëm krijojeni një filtër për porositë që i gjeni gjatë kërkimit has:attachment dhe labelizoni të gjitha porositë e gjetura me GoogleDrive. Klikoni këtë lidhje për një fillim në këtë filtër; ai duhet të duket diçka si kështu:

Nëse do të dëshironit që të shkarkoni çdo skedar të bashkëngjitur me email nga llogaria juaj në Gmail, vetëm bëjani “tick” tek “Also apply filtër to X matching conversations” para se të klikoni butonin për krijim të filtrit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>