Lajmet

Dërgoni para nga PayPal përmes Skype në Android dhe iOS

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Thjesht shkruani sasinë e parave dhe më pas klikoni Confirm për të proceduar me transaksionin. Dërgoni para nga PayPal përmes Skype në Android dhe iOS Photo Source: Skype

Gjigandi i pagesave PayPal lajmëroi ditën e sotme bashkëpunimin më të fundit me Skype i cili mundëson dërgimin e parave për përdoruesit në 22 shtete të botës.

Shërbimi i ri përfitohet pas përditësimit të aplikacionit mobil të Skype. Ky i fundit është shkarkuar mbi 1 miliard herë dhe shërbimi përdoret nga 300 milion përdorues aktivë sipas Microsoft.

Për të përdorur funksionalitetin përdoruesit duhet të kenë versionin më të fundit të Skype. Duke përzgjedhur opsionin Find në krye të bisedave aktive përdoruesit kanë një opsion tjetër Send Money.

Thjesht shkruani sasinë e parave dhe më pas klikoni Confirm për të proceduar me transaksionin.

Funksionaliteti shërben vetëm për dërgimin e parave mes miqsh dhe familjes dhe jo si një formë pagese për shërbimet dhe sendet e blera nga një biznes. Tarifat është e njëjta e aplikuar nga PayPal, 3.4% të sasisë së transaksionit.

PayPal tha se dërgesat e parave në fillojnë ditën e sotme në Skype për iOS dhe Android. Vendet e para ku do të ofrohet ky shërbim janë: SHBA, Britania, Austria, Belgjika, Kanadaja, Qiproja, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, San Marino, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>