Lajmet

Dërgoni të dhëna me madhësi 1GB me Firefox Send

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Mozilla tha se ky shërbim është plotësisht i enkriptuar dhe privat, dhe linku funksionon vetëm për 24 orë. Dërgoni të dhëna me madhësi 1GB me Firefox Send

Fondacioni Mozilla, zhvilluesi i Firefox ka filluar testimin e disa veçorive të reja të cilat do të jenë pjesë e shfletuesit me burim të hapur.

Në mesin e tyre është një ueb aplikacion i quajtur Send kur përdoruesit mund të dërgojnë falas skedarë me madhësi 1GB falas.

Thjeshtë vizitoni këtë faqe (http://bit.ly/2vssD19) me Mozilla Firefox të hapur dhe hidhni të dhënat që doni të dërgoni. Më pas mund tua dërgoni miqve apo kujdo duke u dërguar një link.

Mozilla tha se ky shërbim është plotësisht i enkriptuar dhe privat, dhe linku funksionon vetëm për 24 orë.

Send funksionon njëlloj si opsionet e ngjashme si WeTransfer dhe është një zgjedhje e mirë kur keni nevojë të shpërndani një përmbajtje apo informacion pa u frikësuar se mund ti cënohet privatësia. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>