Lajmet

Deri në 16 persona mund tu bashkohen video thirrjeve në grup në Snapchat, 32 për thirrjet me zë

Apr 3 2018
0 Shpërndarje
Dhe ashtu siç mund tu shkojë mendja, filtrat e mrekullueshëm të Snapchat do të jetë të disponueshme edhe për bisedat në grup me video. Deri në 16 persona mund tu bashkohen video thirrjeve në grup në Snapchat, 32 për thirrjet me zë

Ditën e sotme rrjeti social Snapchat prezantoi një risi të re, përdoruesit mund të realizojnë video thirrje me 16 miq njëherazi.

Madje ata që kërkojnë më shumë hapësirë, Snap gjithashtu mundëson realizimin e thirrjeve me zë deri me 32 pjesëmarrës.

Kjo risi është mjaft e lehtë për tu përdorur. Thjeshtë klikoni ikonën e video në një bisedë në grup, ose mund të filloni një bisedë me ca persona dhe të tjerët ti ftoni më pas.

Dhe ashtu siç mund tu shkojë mendja, filtrat e mrekullueshëm të Snapchat do të jetë të disponueshme edhe për bisedat në grup me video.

Një opsion për kalimin nga video-ja në audio dhe anasjelltas gjithashtu do të jetë prezent.

Për herë të parë bisedat në grup me tekst, audio dhe video gjetën rrugën për në Snapchat në 2016-ën. Atë kohë kompania ishte në kërkim të formave të reja të komunikimit për përdoruesit.

Sot Snap thotë se komuniteti i Snapchat kryen miliona thirrje çdo ditë. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>