Harduer

Dëshironi ta provoni Surface? Gjejeni ndonjë dyqan të Microsoft, po mundët

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Dëshironi ta provoni Surface? Gjejeni ndonjë dyqan të Microsoft, po mundët

Pas zhurmës së bërë gjatë kësaj jave rreth tabletit Surface, ishte menduar që ky tablet paraqet fundin e industrisë së kompjuterëve personal.

Por analistët nuk mendojnë kështu. Ajo që dijmë deri më tani është se Surface do të shitet në dyqanet e Microsoftit vetëm në Shtetet e Bashkuara. Por, a keni qenë ndonjëherë në një dyqan të Microsoftit? Nuk e besoj se po. Janë aq pak dyqane të tilla, dhe kjo paraqet një mangësi në krahasim me listën e gjatë të dyqaneve të Apple që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Analistët thonë se sfida e vërtetë për tabletin Surface do të jetë pikërisht numri i vogël i dyqaneve të Microsoftit. Që një produkt të jetë vërtetë hit, ai duhet të prodhohet dhe të shitet në miliona njësi gjatë vitit.

Dhe megjithëse Surface ka një dizajn të mirë, nuk është ende e qartë nëse Microsoft do të mund ta shes atë në sasi shumë të mëdha.

Por megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Microsoft dëshiron ta shes tabletin e vet në miliona njësi, të paktën sa për fillim. “Ata duan të kenë shpërndarjen, por nuk duan që shpërndarja të jetë shumë e madhe,” tha analisti nga NPD DisplaySearch, Richard Shim, i cili mendon se Microsoft është i ndjeshëm për të qenë në konkurrencë të drejtpërdrejt, për dallim nga prodhuesit e tjerë të kompjuterëve personal. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>