Lajmet

Dëshironi të bëheni një haker etik? Bëhuni pjesë e trajnimit nga Instituti A.U.K

Jul 31 2018
0 Shpërndarje
Me një botë që po shkon online, nevoja për të ashtuquajturit hakerë etikë të cilët mbrojnë të dhënat dhe identitetet tona online nuk ka qenë asnjëherë më i domosdoshëm. Dëshironi të bëheni një haker etik? Bëhuni pjesë e trajnimit nga Instituti A.U.K

Dita ditës ndërgjegjësimi rreth sigurisë kibernetike, kërcënimeve dhe nevojës për njerëz të kualifikuar në këtë fushë po shtohet në Kosovë.

Me një botë që po shkon online, nevoja për të ashtuquajturit hakerë etikë të cilët mbrojnë të dhënat dhe identitetet tona online nuk ka qenë asnjëherë më i domosdoshëm.

Instituti A.U.K në Kosovë do të organizojë një trajnim me temë “Si të bëheni një Haker Etik i Certifikuar” më 30 Gusht.

Çfarë është një haker etik i certifikuar dhe çfarë ofron ky trajnim?

Një haker etik i certifikuar është një kualifikim i fituar duke demonstruar dije rreth sigurisë së sistemeve kompjuterike dhe teknikave të penetrimit dhe testimeve të mbrojtjeve të sigurisë.

Ky trajnim do të ketë në fokus mendësinë e një hakeri dhe elaborimin e mënyrave të mbrojtjes së informacioneve.

Pjesë e këtij trajnimi pritet ti bashkohen hakerë etikë, administratorë sistemesh, inxhinierë rrjetesh, menaxherë faqesh dhe profesionistë të sigurisë.

Disa prej temave që do të trajnohen janë: Footprinting and Reconnaissance; Scanning Networks; Enumeration; System Hacking; Malware Threats (Trojan Concept); Sniffing; Social Engineering; Denial-of- Service; Session Hijacking; Hacking Web Servers; Hacking Web Applications; SQL Injection; Hacking Wireless Networks; Hacking Mobile Platforms; Cloud Computing; Cryptography (Public Key Infrastructure PKI).

Duke kryer këtë trajnim, pjesëmarrësit do të jenë të përgatitur për testimin e hakerave etikë 312-50 nga Këshilli i Hakerave Etikë.

Përpara se të certifikoheni si hakerë etikë, Këshilli i Hakerëve Etikë kërkon që të keni 2 viteeksperiencë përveç kalimit të provimit.

Si të bëhem pjesë?

Të interesuarit mund të regjistrohen përmes këtij formulari online: www.auk.org/registertdi ose të kontaktojnë në numrat: 049774112 dhe 038608608.

Trajnimi do të mbahet të Enjten e datës 30 Gusht nga ora 17:30 deri në ora 18:30. Për të reja më të fundit, ju ftojmë të ndiqni eventin në rrjetin social Facebook: https://www.facebook.com/events/904921583030004/?active_tab=about /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>