Biznes

Dëshironi të bleni produktet e reklamave televizive? Përdorni menjëherë PayPal

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Dëshironi të bleni produktet e reklamave televizive? Përdorni menjëherë PayPal

PayPal, Comcast dhe TiVo dëshirojnë ta bëjnë më të lehtë blerjen, direkt nga ekrani i shtëpisë suaj. Me ndihmën e shërbimit të pagesës online, një fenomen i tillë po vjen te konsumatorët Comacast dhe përdoruesit e TiVo Premiere “set top box” këtë vjeshtë.

Ja se si do të punojë: Reklamat e zgjedhura do të dërgojnë një sinjal në “set top box-in” tuaj dhe aparatet do lidhen si smartfonët apo tabletat për të shfaqur një link “bli tani” (buy now). Shikuesit do të jenë në gjëndje të blejnë një artikull ose të bëjnë një donacion, duke përdorur PayPal.

Studimet tregojnë se nga shfaqjet e PayPal në TV, gjysma e shikuesve janë të hapur të blejnë produkte dhe shërbime përmes televizorit të tyre dhe 30% do të përdorin PayPal, për të kompletuar transaksioni. Ky është një treg shumë i madh dhe akoma i pashfrytëzuar mire për tregun televiziv.

Përfshirja e Comcast

Comcast do të mundësojë blerjen direkt përmes telekomandës ose tabletave apo smartfonëve, të cilët kanë aplikacionin e Comcast në to. Ofruesit e kabllove do të lejojnë reklamuesit të dërgojnë “kupona” direkt në llogaritë e PayPal të abonentëve.

Për zotëruesit e TiVo Premiere, një link “bli tani” do të shfaqet gjatë reklamave nga kompanitë që marin pjesë në shërbimet e PayPal-it. Programi do të ndalojë programimin, në momentin kur përdoruesi përfundon transaksionin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>