Lajmet

Dëshironi të jeni të lumtur: Mos e krahasoni veten me njerëzit në rrjetet sociale

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Dëshironi të jeni të lumtur: Mos e krahasoni veten me njerëzit në rrjetet sociale

1170138_1444044919148304_1817618846_nNëse keni kohë që ndiheni pesimistë apo me moral përtokë, mbyllini të gjitha mediat sociale. Njerëzit postojnë në to vetëm pjesët më të bukura të jetës së tyre, çka do të thotë se në momentet që ne të tjerët lexojmë postimet e tyre, marrim një perceptim të gabuar mbi realitetin.“Mediat sociale po na shtyjnë drejt krahasimit.

Njerëzit shfaqin versionet më të bukura të jetës së tyre në to – shtëpitë e reja, darkat e shtrenjta, pushimet ekzotike. Është në natyrën e njeriut të bëjë krahasime të vetes me të tjerët në mënyrë që të mësojë se si të sillet dhe si t’i përafrohet atyre çka pret shoqëria. Por, kjo gjë bëhet problematike kur fillon i ushqen vetes pesimizmin dhe depresionin,” shprehet psikologu Ramani Durvasula.

Ajo çfarë nuk shikoni në mediat sociale janë pikërisht ato gjëra që edhe ju vetë nuk i postoni mbi veten: zënkat me të afërmit, dramat familjare, pasiguritë, problemet në punë etj.

Nëse shihni një person të njohur në rrjetet sociale mund të mendoni se jeta e tyre është aq perfekte sa ajo që ata postojnë në Facebook, Twitter apo Instagram. Por, nëse do ta njihnit nga afër atë person do të vinit re se ashtu si gjithë të tjerët, edhe ai ka dobësitë e veta. Kjo është ajo çka na bën të gjithëve njerëz në fund të fundit.

 Si ta reduktoni krahasimin e vetes me të tjerët?

Së pari, kufizoni kohën që shpenzoni në mediat sociale. Gjithashtu, mos e krahasoni kapitullin një të jetës suaj me atë 11 të dikujt tjetër, shprehet Kelly Daugherty, këshilltare marketingu në Çikago. Është e rëndësishme që të mos bëni krahasime me njerëz që punojnë prej kohësh dhe janë mjaft mirë të integruar në punë, ndërkohë që ju sapo keni dalë nga bankat e shkollës.

Së dyti, vendosini qëllime vetes dhe përdorini të tjerët për t’u frymëzuar. Në vend që të ndiheni xhelozë për ta, mblidhni energjitë dhe përqëndrohuni në gjërat që kanë më tepër rëndësi për ju. Sa më shumë vëmendje iu kushtoni të tjerëve, aq më shumë largoheni me veten dhe aq më shumë devijoni nga gjërat që dëshironi të arrini në jetë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>