Vëzhgim

Dështon dita për braktisjen e Facebook

Jun 2 2010
0 Shpërndarje
Dështon dita për braktisjen e Facebook

Sipas ueb faqes së grupit që inicioi këtë ditë, vetëm 34.000 përdorues janë pajtuar për “braktisjen e Facebook”, dhe të mos harrojmë të cekim se pajtimi për braktisjen dhe braktisja e vërtetë nuk janë e njëjta gjë.

Gjersa debati rreth Facebook-ut dhe privatësisë është larg të qenit përfundimit, këto lëvizje janë nxitura nga vegla e vetë shërbimit në fjalë. Së paku tani për tani.

Ditën e djeshme, CNN i ka pyetur lexuesit e saj nëse do të braktisnin Facebook, dhe pas më shumë se 10.000 votave, pothuajse 63.73 për qind të lexuesve thanë se nuk do të braktisin Facebook-un. Një pjesë tjetër prej 25.57 për qind thanë se do të jenë pjesë e braktisjes dhe 10.7 për qind kanë thënë se nuk kanë llogari në Facebook.

Analiza e CNN është larg të qenit shkencore, por ofron disa informata të mjaftueshme për të arritur në një përfundim. Përdoruesit e Facebook duket se janë të pakënaqur me disa ndryshime në kuadër të këtij rrejti, por vet shërbimi është në fund të fundit tepër i rëndësishëm për ta si një mënyrë e komunikimit, dhe braktisja nuk vihet në konsiderim.

E ju lexues të PC World Albanian a ishit pjesë e braktisjes së Facebook apo qëndruat thjeshtë indiferent ashtu sikurse shumica e përdoruesve anembanë botës…

Lajmet e fundit>