Lajmet

Dështon fushata e Microsoft në Twitter për të zhvlerësuar Android-in

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Dështon fushata e Microsoft në Twitter për të zhvlerësuar Android-in

Kur personat që ndodhen prapa reklamimit të Windows Phone i pyetën në Twitter përdoruesit e Android-it që të paraqesin “rrëfimet e tmerrshme për sulmet keqdashëse” të mërkurën duke përdorur etiketën #DroidRage, është e sigurt të thuhet që ata prisnin një përgjigje pozitive nga disa përdorues të rrënuar nga sulmet keqdashëse.

Të tjerët mund të thonë që ata ishin thjesht duke pyetur për të. Përdoruesit e rrjetit Twitter u paraqitën në masë të madhe të gatshëm për të shpërndarë etiketën #DroidRage, por fushata duket të jetë e dështuar për skuadrën e Windows Phone. Ja disa shembuj:

Ishin disa përdorues në Twitter që mbështesnin Windows Phone, por sidoqoftë, skuadra reklamuese ka të drejtë kur thotë që telefonat Android, falë natyrës së tyre me burim të hapur të dyqanit Google Play, nganjëherë edhe mund të jenë të prekshëm nga sulmet keqdashëse.

Sidoqoftë, Windows Phone duke poseduar vetëm rreth 3 për qind të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dikush mund të thoshte që autorët e sulmeve keqdashëse nuk janë shqetësuar për të shkruar për një treg ku ndodhen aq pak njerëz. (PC World Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>