Lajmet

Desktop ekstrem për lojëra: Pjesë të shpejta, pamje e bukur ekzotike

Jun 2 2009
0 Shpërndarje
Desktop ekstrem për lojëra: Pjesë të shpejta, pamje e bukur ekzotike

A e keni dëgjuar këtë? Është zhurma dhe gumëzhimi i ventilatorëve ftohës në desktopin më të shpejtë të lojërave që kemi parë deri tani.

 
Kemi testuar këto shtëpiza të fuqishme me aplikacionin tonë për testime WorldBench 6 me testet e tjera të lojërave, duke përdorur Unreal Tournament 3, Enemy Territory dhe Quake Wars, që e llogarisin performancën në rregullime të ndryshme, duke përfshirë edhe lojën në rezolucion të lartë (2500 me 1600). Për ta bërë sa më direkt krahasimin, nuk marrim parasysh çmimet e monitorëve të përfshirë në kompletet e kompjuterëve desktop.
 
Oferta më e mirë i shkon Falcon Northwest Mach V., i pajisur me procesorin e ri Intel Nehalm 3.2-Ghz Core i7 Extreme 965 CPU (overclock në 3.8 GHz), memorie prej 12 GB DDR3-1600 RAM dhe dy kartela grafike ATI Radeon HD 4870 X2. Mach V tejkaloi çdo test grafikash. Edhe ashtu, Xi MTower HAF-SLI dhe Hardcore Computer Reactor (të cilët u kategorizuan i dyti dhe respektivisht i pesti në tabelë) barazuan rekordin e tij me rezultat prej 163 pikësh në testin tonë WorldBench 6.
 
Xi shtyn limitin për overclocking duke dërguar një procesor më të vjetër 3.33-GHz Core 2 Duo E8600 në shpejtësinë 4.5 GHz.
 
Për më tepër, kompjuteri varet në ftohjen me ajër për të arritur maksimumin e performancës së vet.
 
Në anën tjetër është Hardcore Computer Reactor, një monstrum që ka dizajnin më të mirë të kasës që kemi parë deri tash. Procesori i kompjuterit 3.2-GHz QX9770 (overclock në 4 GHz), 4 GB RAM, dy furnizues të rryme dhe tri karta grafike nVidia GTX-280 janë përmbledhur në një makinë të pa përshkueshme. Edhe pse ky konfiguracion ka një çmim fillestar prej 4500$, Reactor tejkaloi shifrën prej 10.000$ me tri disqe 64GB solid-state drive (në Raid 0) plus dy disqe me nga 1 TB me 7200-rpm (të vendosura në RAID 1) për hapësirë. Hapësira e tërësishme në dispozicion është 1.2TB.
 
Vigor Gaming Force Reon BT ofron 1.8 TB hapësirë dhe mundësi zgjerimi me katër portet e jashtme 5.25 inç. Në anën tjetër, performanca e tij mundi konkurrencën duke përfshirë edhe Überclok Reaktor.
 
Überclok Reaktor përdor procesorin Quad 9550 CPU me 3.41 GHz dhe ka një kartë grafike të shkëlqyer. Por pjesët anësore dhe zgjedhjet e pakta PCI e vendosin atë në vendin e katërt.

Lajmet e fundit>