Vëzhgim

Desktop Publisher shton mjete të reja mbresëlënëse

Apr 21 2010
0 Shpërndarje
Desktop Publisher shton mjete të reja mbresëlënëse

Projektuar për biznese të vogla dhe projekte shtëpie, PagePlus është i thjeshtë për t’u përdorur dhe ka një librari të gjerë me shabllone plotësisht të modifikueshme, kartëvizita, faqe web, kartolina urimi e kështu me radhë.
Për të zgjeruar aftësitë e PagePlus, Serif ka shtuar përpunimin e integruar fotografik dhe aftësi të mëtejshme vizatimi. Për shembull, PhotoLab i ri ju lejon të përpunoni foto nga brenda PagePlus me një klikim të vetëm, efekte dhe rregullime thumbnail si dhe mjete të tjera të avancuara për të kontrolluar ndriçimin, tonalitetin, ngjyrën dhe aspekte të tjera të një imazhi.

Tipare të tjera të reja ju lejojnë të kapni fotografi, forma dhe korniza teksti mbi tekst (në mënyrë që të rrjedhin njëtrajtësisht së bashku) apo që të përdorni udhëzues dinamik për t’i renditur elementet dhe për të bërë që objektet të ngjiten automatikisht pas brinjëve apo qendrave të paracaktuara.

Në testimin tonë direkt vumë re se mund të kalonim mjaft shpejt nga një faqe e bardhë në një newsletter të plotë të bazuar në shabllone. Videot instruktive të Learning Zone jepnin një ndihmë fillestare mjaft të dobishme.
Pavarësisht nga pak mangësi (si importimi i ngadaltë i fotove nga rrjeti), PagePlus X4 meriton vlerësim të madh.

Lajmet e fundit>