Harduer

Desley dizenjon valixhen e cila vetëpeshohet, parashikon motin dhe karikon telefonin

Jan 13 2015
0 Shpërndarje
Desley dizenjon valixhen e cila vetëpeshohet, parashikon motin dhe karikon telefonin

pluggageEventi CES ishte i mbushur plot me pajisje të lidhura me internetin të cilat përdoren në shtëpi, por individët të cilët udhëtojnë shpesh do ta preferojnë shumë këtë pajisje të re. Ajo është një valixhe e lidhur me telefonin tuaj inteligjent e dizenjuar nga kompania Delsey dhe e quajtur Pluggage. Kompania ka punuar në të për dy vite dhe është testuar një prototip i cili ka treguar shumë qartë funksionalitet e saj.

Përpara se kompania ta drejtojë këtë pajisje drejt klientëve ajo dëshiron ndihmën e tyre për të zgjedhur cila karakteristikë do t’ju dukej më e domosdoshme për të. Mundësitë e zgjedhjes janë:

Vetëpeshim: Një aplikacion shoqërues ju tregon se sa kilogramë peshon valixhja juaj, duke ju ndihmuar kështu në evitimin e pagesës së taksave shtesë.

Karikim baterie: Kjo gjë do t’ju krijonte mundësinë të karikoni telefonin tuaj në mungesë të prizave në aeroport apo kudo tjetër.

Zbulim: Aplikacioni ju lejon të jeni në dijeni nëse valixhja juaj është në bord apo linja ajrore e ka humbur atë.

Sistem ndriçimi i brendshëm: Në momentin që valixhja hapet ndriçimi i brendshëm i saj ndizet.

Informacion lidhur me fluturimin: Futja e detajeve të fluturimit tënd në aplikacion ju tregon dhe përditësimet më të fundit rreth tij.

Identifikim me shenjë gishtërinjsh: Ju mund të zgjidhni të shtoni mundësinë e njohjes së shenjave të gishtave kur të klikoni në aplikacione apo kur të hapni Pluggage.

Kontroll lidhur me hapjen e valixhes: Aplikacion i cili ju tregon nëse valixhja juaj është hapur nga dikush tjetër.

Parashikim moti: Nëse ke futur detajet e fluturimit tënd atëherë ky aplikacion ju tregon informacion lidhur me motin që ju pret në destinacion.

Informacion lidhur me udhëtimin: Gjatë udhëtimit tuaj ju mund të shikoni vende të cilat ju rekomandohen si vende që duhen vizituar.

Ende nuk është plotësisht i qartë fakti se pse Delsey Paris nuk i përfshin të gjitha këto karakteristika, duke qenë se ato janë të gjitha shumë të përdorshme dhe të preferuara. Ju mund të bëni zgjedhjen tuaj në faqen zyrtare, duke klikuar këtu. Gjithashtu kjo firmë ju ka ofruar edhe një video e cila tregon një çift të ri i cili ka provuar këtë prototip me të gjithë funksionalitetet e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>