Lajmet

Destinacioni i HTC One M9 do të jetë Kongresi Mobil Botëror në Barcelonë

Jan 17 2015
0 Shpërndarje
Destinacioni i HTC One M9 do të jetë Kongresi Mobil Botëror në Barcelonë

Modeli më i ri i HTC One së shpejti do të ngjitet në skenë. Pavarësisht emërtimit të smartfonit, diçka është e qartë, HTC është gati të zbulojë smartfonin e saj më të mirë në Kongresin Mobil Botëror. Telefoni do të jetë po i njëjti për nga dizajni, me material ndërtimi prej alumini krahasuar me One M8. HTC do të vazhdojë të mbajë reputacionin e saj si kompania që prodhon telefonët me materialet më të mira. Spekulimet na bëjnë të mendojmë për një ekran quad HD me rezolucionin 1440 x 2560. Po edhe sikur telefoni të qëndrojë me ekran 1080p afro 5 inç do të ishte mjaftueshëm.

htcone_2-100258386-large

Motori i fuqisë së përpunimit të të dhënave duhet të jetë një proçesor 64Bit Snapdragon 810 dhe 3GB RAM. Një numër i konsiderueshëm sitesh kanë raportuar për një kamerë të pasme 20 Megapixel dhe frontale 13 Megapixel. Një kamër tjetër e dytë do të qëndrojë në pjesën e pasme ngjashëm me kamerën duale të HTC One M8.

Enigma më e madhe është madhësia e ekranit. HTC One M8 ka një ekran 5 inç, ku po të krahasohet me standardet e madhësisë të telefonëve Android është një madhësi relativisht e vogël. Mbase mund të ketë një ekran 5.2 inç ngjashëm me Moto X, ose edhe 5.5 inç ngjashëm me LG G3.

Po të flasim për harduerët e tjerë që mund të prezantohen në Kongresin Mobil Botëror, HTC po synon të luajë një rol të rëndësishëm në hapësirën e tabletëve. Kompania si duket ka vendosur të ndërtojë dy modele premium për të qëndruar larg modeleve me kosto të ulët. Ne nuk kemi detaje për këtë dy tabletë por mund të karakterizohen nga ekrane 8 inç ose më shumë.

Përsa i përket softuerit, ekziston një mundësi e lartë që këto harduer të vijnë me Android Lollipop së bashku me një ndërfaqe të përditësuar të HTC Sense. Padyshim që kompania tajvaneze është duke u përgatitur goxha për të na suprizuar të gjithëve në kongresin mobil botëror të këtij viti që do të mbahet në muajin mars. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>