Lajmet

Destiny 2 hyn në betan e hapur për PlayStation 4 dhe Xbox më 21 Korrik

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
Bungie ka mbajtur sekret shumë risi që pritet të sjell edicioni i dytë i lojës. Përveç restimit të fushatave, loja gjithashtu do të ketë një sistem të ri klanesh. Destiny 2 hyn në betan e hapur për PlayStation 4 dhe Xbox më 21 Korrik

Përgatisni klanin tuaj sepse Destiny 2 do të jetë i disponueshëm në fazën beta për PlayStation 4 dhe Xbox One duke filluar nga datat 21 dhe 23 Korrik respektivisht.

Beta e hapur do të jetë e disponueshme vetëm për konsolat ndërsa zhvilluesi Bungie është duke punuar me Intel për debutimin e lojës edhe në PC.

Bungie ka mbajtur sekret shumë risi që pritet të sjell edicioni i dytë i lojës. Përveç restimit të fushatave, loja gjithashtu do të ketë një sistem të ri klanesh.

Edicioni i parë i lojës pati mbi 30 milion përdorues të regjistruar vitin e kaluar. Pavarësisht popullaritetit të saj, lojtarët vazhdimisht janë ankuar për mungesën e përmbajtjeve të reja.

Kjo beta e hapur është shansi i Bungie për të riparuar gabimet e së kaluarës me debutimin e plotë në Shtator. /GameWorld Albanian

Tags >

Destiny 2
Lajmet e fundit>