Harduer

Detaje të reja mbi Samsung Galaxy S III

Sep 18 2011
0 Shpërndarje
Detaje të reja mbi Samsung Galaxy S III

Edhe pse pretendimet për specifikat në lidhje me pajisjen e re janë ende në zhvillim e sipër, 4Chan ka dëgjuar disa prej specifikave të mundshme të cilat do të mund të jenë të pranishme në modelin e ri. Sipas detajeve të fundit thuhet se Galaxy S III do të ketë:

  • Procesor; Quad-Core 2.0GHz
  • 1.5GB RAM dhe memorie që mund të zgjerohet me kartelë si dhe memorie të integruar prej 32GB
  • Ekran 4.65 inç Super AMOLED III që është zhvilluar në veçanti për këtë celularë me një rezolucion prej 1280 x 1024 piksela që sjellë një densitet piskelash prej 352 – PPI, dendësia më e madhe në një celularë deri më sot
  • Kamerë 10 megapikselëshe të aftë për të incizuar video 1080p në 60fps
  • Trup metalik me trashësi prej 9 mm dhe bateri 2.250 mAh
  • NFC të integruar 

Pajisja do të fuqizohet nga Ice Cream Sandwich me një TouchWiz 5 mbi të. Versioni i ri i TouchWiz do të jetë paksa më ndryshe sesa versioni i tanishëm dhe do të veçohet me disa ndryshime të vogla. Samsung thuhet se po planifikon të prezantojë pajisjen në MWC 2012 dhe më pas në mes të vitit 2012 ta lëshojë në tregun botëror. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>