Softuer

Detaje të reja në lidhje me titullin e radhës Transformers

Jun 2 2011
0 Shpërndarje
Detaje të reja në lidhje me titullin e radhës Transformers

Vizitorët e BotCon do të jenë të parë që do të shohin nga afër stilin dhe drejtimin grafik të lojës dhe do të jenë në gjendje të shohin nga afër ekipin zhvillues të Jaegx që do të punojë bashkërisht me Hasbro për të krijuar një pamje dhe ndjenjë të lojës, në nivel sa më të mirë për vizitorët e stendës së Jagex.

Jagex do t’iu ofrojë adhuruesve të lojërave një mundësi për tu takuar dhe diskutuar me anëtarë të ekipit zhvilluesi, dhe gjithashtu qasje në video ekskluzive prej mënyrës sesi janë zhvilluar Transformers’at e lojës. 

Mundësia për të krijuar dhe zhvilluar karakterin e një Transformers’i do të jetë mundësi kyçe në lojë, dhe kjo gjë pritet të luaj një rol të rëndësishëm gjatë luajtjes së lojës. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>