Softuer

Detaje të reja rreth Windows 8

Apr 4 2011
0 Shpërndarje
Detaje të reja rreth Windows 8

Sipas fjalëve që janë duke qarkulluar së fundi thuhet se ndërfaqja me këta shirita do të shtrihet përtej aplikacioneve kryesore, si Paint apo Word, dhe do të kaloj në tërë ndërfaqen e programeve të Windows 8, duke zëvendësuar tërësisht menytë klasike me shirita të veglave.

Sipas GottaBeMobile.com, gjiganti me bazë në Redmond mendon se një ndërfaqe shkritore do ta bëjë Windows 8-in që të duke si një sistem operativ më i përshtatshëm dhe më i gatshëm për sfidën me tabletë. Kjo është një lëvizje interesante për Microsoft, jo vetëm sepse shiritat do të luajnë një rol kritik në versionin e radhës së Windows, por për shkak se Microsoft është duke optimizuar shfrytëzimin e të njëjtit sistem operativ edhe për faktorë mobil dhe jo-mobil.

Nëse nuk ju pëlqejnë këta shirita, para se të merrni armët me vete apo para se të kaloni në Linux apo iOS, ka gjasa që të mos të jeni të detyruar për t’i shfrytëzuar ata. ZDNet thot se beta përdoruesit e sistemit operativ të radhës së Microsoft ende do të kenë mundësi të fikin ndërfaqen me shirita dhe të kthehen në ndërfaqen tradicionale, megjithëse nuk është bërë e qartë nëse ky opsion do të mbijetojë deri në versionin final. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>