Softuer

Detaje të reja nga Assassin’s Creed: Brotherhood

Sep 12 2010
0 Shpërndarje
Detaje të reja nga Assassin’s Creed: Brotherhood

Assassin’s Creed: Brotherhood mund të mos jetë lojë me buxhet sikurse Halo:Reach që po bombardon tregun me video, por kjo lojë nga Ubisoft është duke tentuar të zë hapin duke sjellë gjëra të reja në treg kohë pas kohe. Ubisoft ka filluar me paraqitjen e një serie të tregimeve të zhvilluesit, duke theksuar opsione të reja të luajtjes, shenja të tregimit dhe në përgjithësi duke treguar sesa bukur ata mendojnë se do të jetë loja.

Tregimi i fundit nga zhvilluesi ka paraqitur një vegël të re të rekrutimit që Ezio do të ketë kur ai fillon rrugën e përgjakshme përmes qytetit të Romës. Tregimi i radhës nga zhvillues vazhdon të kapet rreth aspektit të trajnimit dhe rekrutimit në lojë, dhe tregon disa trika në arsenalin e Ezio-së, duke përfshirë edhe ato të bazuara në luftë.

Loja pritet të paraqitet për PC, PS3 dhe Xbox 360 në nëntor të këtij viti në shumicën e tregjeve të botës. /pcworld.al

 

Lajmet e fundit>