Harduer

Detaje të reja nga HTC Schubert dhe Desire HD

Aug 9 2010
0 Shpërndarje
Detaje të reja nga HTC Schubert dhe Desire HD

Ajo që po shohim tani është porcioni i radhës së fotografive dhe veçorive të HTC Schubert me bazë në Windows Mobile dhe HTC Desire HD me bazë në Android Froyo.

Desire HD, është mjaft i ngjashëm me HTC HD2 me bazë në Windows Mobile. Desire HD (I njohur edhe si HTC Ace) thuhet se ka një shasi alumini (të ngjashme me HTC Legend), dhe bazohet në sistemin operativ Android 2.2 (i njohur edhe si Froyo) dhe një veçori e tij do të jetë ekrani i ndjeshëm në prekje WVGA me madhësi 4.3 inç. Pajisja thuhet se do të ketë një procesor 1 GHz Snapdragon dhe do të ofrojë një kamerë me 8 megapiksela që është në gjendje të incizojë video HD në format 720p.

HTC Desire HD gjithashtu do të duhej të ofrojë përkrahje për video XviD dhe një veçori SRS për përshtatje të zërimit Sorround. Një veçori tjetër interesante e Desire pritet të jetë edhe ofrimi i tij në treg me një e-libër të parangarkuar. Dhe jo-befasisht, shfletuesi i Desire HD do të ketë mbështetje edhe për Flash.

Pajisja tjetër HTC është, HTC Schubert i cili siç duket do të bazohet në Windows Phone 7 dhe do të ketë një CPU të shpejtë Snapdragon. Veçoritë e tjera të tij janë ende një mister (përveç dizajnit me shasi alumini) por së paku kjo video e shkurtër do të mund t’ju tregojë se çka mund të presim nga Schubert.

Lajmet e fundit>