Softuer

Detaje të reja nga MeeGO

Aug 3 2010
0 Shpërndarje
Detaje të reja nga MeeGO

Puna e përbashkët e Intel dhe Nokia për të vendosur Moblin dhe Maemo në një projekt të përbashkët duket se po fillon të paraqes frytet e para serioze.

Video që po shihni më poshtë është kapur nga një konsumatorë i cili është pyetur nëse dëshiron të merr pjesë në një sondazh online, dhe përmes kësaj videoje prezantohet mënyra sesi sistemi operativ MeeGo trajton multitasking, integrimin me mediet sociale, blerjen e aplikacioneve përmes Ovi Store dhe punën me lexuesin multimedial.

Mediet online e përshkruajnë MeeGo si një sistem operativ me ndikim të madh të Nokia-së, por ata thonë se ka gjasa që ndërfaqja të ndryshojë prej prodhuesit në prodhues.

Lajmet e fundit>