Lajmet

Detaje të reja rreth krimeve “Sim to Sim” në Kosovë

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Detaje të reja rreth krimeve “Sim to Sim” në Kosovë

Kompania “Z-Mobile”, sipas këtij raporti, dominon tregun ilegal të thirrjeve ndërkombëtare, duke marrë pjesë me 98 për qind të numrave të përfshirë në “Sim to Sim”. Ndërsa, 2 për qind i përkasin operatorit të telefonisë mobile “Vala”.

“Diku një e katërta e numrave të operatorit ‘Z-Mobile’ janë të përfshirë në trafikun ilegal të njohur si ‘Sim to Sim’”, thuhet në këtë raport të cilin e disponon gazeta dhe i cili i është dorëzuar Postë-Telekomit të Kosovës në muajin gusht. Raporti i referohet zhvillimit të trafikut ilegal të thirrjeve ndërkombëtare përgjatë muajit korrik të këtij viti.

Zyrtarët e operatorit virtual që është pronë e kompanisë “Dardafone.net” kanë mohuar të dhënat e këtij raporti.

(Më shumë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore).

Lajmet e fundit>