Harduer

Detajet e para nga BlackBerry Storm 3

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Detajet e para nga BlackBerry Storm 3

Specifikat tjera të raportuara përfshijnë aftësi për LTE, një kamerë pesë megapikselëshe dhe një sistem të ri operativ, që dallon nga versioni 6.0 i BlackBerry, dhe i cili do të ketë të përfshirë edhe personalizim dhe widgets.

Disa prej specifikave duken paksa të fryra, natyrisht duke u nisur nga fakti se bëhet fjalë për thashethëme, prap se prap duhet pranuar se nëse kjo kompani dëshiron të konkurrojë me celularët iPhone dhe ata Android , atëherë ata duhet të jenë gati për të shpalosur një BlackBerry me specifika të ngjashme.

BlackBerry Storm 3 do të jetë sipas të gjitha gjasave një celularë me shasi tërësisht të ridizajnuar në krahasim me Storm 2, megjithëse RIM raportohet se është duke testuar Storm 3 në një shasi të Storm 2.

Sapo të arrijmë të fusim duart në informata të reja rreth BlackBerry Storm 3, padyshim që ju lexues të PCWorld Albanian do të njoftoheni të parët.

Lajmet e fundit>