Softuer

Detajet e para nga Internet Explorer 9

Mar 17 2010
0 Shpërndarje
Detajet e para nga Internet Explorer 9

E tani siç duket Microsoft është gati që të shpalos atë në të cilën inxhinierët kanë punuar mjaft shumë gjatë vitit të kaluar. Të martën, Microsoft u lejoi zhvilluesve që të shikojnë shumë shkurt në laboratorët e saj R&D, me paraqitjen e shikimit paraprak të platformës Internet Explorer 9.

Ndryshe nga një beta test, shikimi paraprak i platformës nuk përfshin të gjitha elementet e një versioni final të një shfletuesi, vetëm përpunime të motorit, që është komponent kritike që kthen një resht dhe kod HTML në faqe familjare dhe të përpunuara mirë para syve tuaj.

Në këtë moment, duket se nga shikimet e para GPU-ja e një kompjuteri do të merret me punën, gjë që dallon nga shfletuesit e zakonshëm, që ende përdorin CPU-në. Në teori, kjo qasje do të duhej të largojë ngarkesën nga CPU-ja dhe do të mundësonte shfletues edhe më të shpejtë.

Microsoft gjithashtu ja bërë të ditur se ka bërë disa ndryshime drejt përshtatjes më të mirë me standardet e webit, që ka qenë mjaft problematike në të kaluarën, dhe gjithashtu ka përqafuar HTML5, të cilën ekipi e sheh si të ardhmen e zhvillimit të webit.

Gjithashtu duket se do të jetë edhe një motor shumë të shpejtë JavaScript, të etiketuar Chakra, të cilin testet e veta të Microsoft e kanë vendosur para Firefox 3.6 dhe pas Chrome 5, Safari 4.0.5 dhe Opera 10.5

Microsoft e ofron shikimin paraprak në platformën Internet Explorer 9 përmes faqes së saj “Test Drive”, që gjithashtu përmban një demo të veçorive të reja përbrenda shfletuesit.

Lajmet e fundit>