Softuer

Detajet e para nga UFC Undisputed 2010

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
Detajet e para nga UFC Undisputed 2010

Me suksesin e UFC Undisputed 2009 që ka shitur më shumë se 3.5 milion kopje, një versioni i ri padyshim që pritej se do të paraqitet në treg.

Realisht UFC Undisputed 2009 ka pasur disa gjëra që bllokoheshin kohë pas kohe dhe padyshim që kanë pasur nevojë për arnim. Disa prej tyre janë mungesa e rrjedhshmërisë së animacioneve, misionet sekondare dhe teknikat e luftimit.

Por pavarësisht se kishte këto lëshime pamja dhe ndjeja që ofronte loja me mekanizmin e jashtëzakonshëm luftues e bënin UFC 2009 lojë shumë më të mirë sesa lojërat e më pashme UFC. E këto probleme duket se i ka kuptuar THQ dhe ka implementuar një mori konceptesh të reja për UFC 2010.

Këto koncepte përfshijnë shtimin e mbi 100 karaktereve dhe përmirësimi i animacionit të luftimit. Ata kanë dyfishuar numrin e misioneve sekondare në titullin e ri dhe kanë shtuar numrin e sitelve të ndryshme në listën e luftimit, siç është karate, sambo dhe mundja greko romake. Një ide tjetër atraktive është se THQ ka përmendur faktin se për lojën e saj ju mund të shfyrtzëoni kafazin prë të përkrahur tranzicionin e lëvizjeve të ndryshme.

UFC Undisputed 2010 pritet që të lansohet në maj të këtij viti.

Lajmet e fundit>