Softuer

Detajet e para rreth Fifa 11

Jun 10 2010
0 Shpërndarje
Detajet e para rreth Fifa 11

Sipas EA pritet të ketë një ridefinim të origjinalitetit të lojtarëve, që do të ndihmohet edhe me një sistem të ri dhe padyshim të mrekullueshëm të quajtur “Personality+”.

Çfarë do të bëjë ky sistem është përdorimi i mega databazave të statistikave të secilit lojtar për t’i bërë lojtarët edhe më të ngjashëm me lojtarët e vërtetë, të cilët në fakt do të duhej të ishin.

Kjo është ajo sesi do të jetë FIFA 11, u shpreh  Kaz Makita, prodhues ekzekutiv. “Personality+ është një evolucion i dallimeve individuale që shikon aftësitë e një futbollisti në fushë dhe më pas i pasqyron ato në mënyrë origjinale në lojën tonë, duke krijuar personalitete individuale në FIFA 11”.

Pra Kaka do të jetë magjistari i pasimit, Iniesta magjistari i kontrollit të afërt të topit dhe Wayne Rooney do të jetë padyshim më i fuqishmi kur bëhet fjalë për shut dhe natyrisht për ta “përshëndetur në mënyrën më të mirë” gjyqtarin.

E natyrisht të mos harrojmë edhe sistemin e ri që do të paraqitet në kuadër të Fifa 11, i cili quhet Pro Passing System, dhe i cili do të mundësojë transferim elegant të topit, duke ofruar eksperiencë më të mirë dhe më origjinale.

Fifa 11 do të shpaloset në secilën platformë, më vonë gjatë këtij viti.

Lajmet e fundit>