Harduer

Detajet e plota mbi ceularin e mençur nga Dell

Aug 16 2009
0 Shpërndarje
Detajet e plota mbi ceularin e mençur nga Dell

Kemi dëgjuar thashethemet dhe kemi parë edhe imazhet dhe disa specifika prej celularit të Dell, dhe sigurisht që të gjithë jeni të pajtimit se ka ardhur koha që Dell të paraqitet me detaje zyrtare.

Më duhet të ju dëshpërojë, për shkak se nuk bëhet fjalë për detaje të paraqitura nga vetë Dell, por janë detaje mjaft të sigurta të cilat sigurisht që edhe do të konfirmohen.

Sipas burimit tonë detajet janë si vijon:

  • Quad-band GSM/GPRS/EDGE class 12
  • Pesha: 103g
  • Dimensionet: 58 x 122 x 11.7mm
  • Ekrani: 3.5-inch nHD 640×360 LCD, 18 bit, 262K colors
  • Aftësi për OTA
  • Përkrahje për Microsoft Exchange
  • Përkrahje për Google, AIM, Yahoo, dhe MSN IM
  • Kamerë 3MP me auto-focus, blic, 8x zoom digjital, dhe30fps video
  • USB 2.0, Bluetooth 2.0 + EDR
  • A-GPS
  • Tastierë virtuale QWERTY, njohje të shkrimit të dorës, multi-ouch
  • Port MicroSD

Nuk ka ndonjë fjalë mbi çmimin apo datën e paraqitjes, por edhe këto informata do t’i kuptojmë shumë shpejtë.

Lajmet e fundit>