Harduer

Detajet e para nga celulari Sony PSP

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
Detajet e para nga celulari Sony PSP

Përveç kësaj sipas tij pajisja do të ketë një tastierë rrëshqitëse të ngjashme me atë të PSP Go, butone të përparme dhe siç duket edhe tastierën tjetër të zakonshme QWERTY. Firma japoneze sipas të gjitha gjasave do të bëjë kalimin direkt në Android 3.0 me këtë pajisje, dhe atë sistem operativ do ta mbështesë me procesorin 1 GHz Snapdragon dhe me një kamerë pesë megapikselëshe. 

Gjersa pajisja në fjalë ende nuk është fotografuar, ajo duket se do të jetë e zezë me një zonë të bardhë apo të hirtë për gamepadin. Momentalisht ka markën Xperia por do të duhej sigurisht të ketë edhe emblemën Playstation.

Strategjia për lojëra e Sony Ericsson do të duhej t’i ngjasojë përvojës me PSP. Hardueri grafik i celularit përshkruhet si pothuajse i njëjtë me PSP-në gjashtë vjeçar, por do të duhej të mjaftojë për lojërat më të fuqishme nga publicistët më të mëdhenj të Sony. God Of War, Little Big Planet dhe Modern Warfare, thuhet se janë duke u zhvilluar për këtë platformë.

Google gjithashtu mund të ketë një rol të rëndësishëm pasi që një sektor i pazhvilluar i Android Market mund të shënojë rritje me lojëra përmes celularit të ri.

Lansimi i pajisjes pritet të bëhet në fund te tetorit, por ka gjasa që kjo datë të ndryshojë.

Lajmet e fundit>