Lajmet

Detyroni veten tuaj të zgjohet me alarmin acarues “FreakyAlarm”

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
Detyroni veten tuaj të zgjohet me alarmin acarues “FreakyAlarm”

Duke parë vështirësitë që kalojmë duke u munduar të qëndrojmë zgjuar mbasi bie alarmi, ndoshta do të ishte interesante të shtonim disa lojëra për ta bërë sa më interesant procesin e zgjimit me aplikacionin e iOS “FreakyAlarm“.

Me këtë aplikacion, thjesht duke e shtypur “dremis” nuk e mbyll: alarmi nuk do ndalojë së rëni derisa ju të zgjidhni një grup lojërash apo të skanoni objekte të ndryshme të shtëpisë.

I bezdisshëm? Mbase. Efektiv? Ka shumë mundësi.

“FreakyAlarm” ka rreth 8 lojëra logjike, me pesë nivele dhe më shumë se 30 zhurma të bezdisura që mund ti vendosni si muzikë. Lojërat përfshijnë puzzle-s që ju detyron juve të zgjidhni një problem matematikor.

Por fatmirësisht, ju mund ti vendosni vet parametrat e kontrollit të nivelit të vështirësisë, të zhurmave acaruese si muzikë e alarmit tuaj. Gjithashtu është edhe një funksion për kontrollin e volumit të muzikës.

Nëse e përdorni aplikacionin rregullisht, ai iu jep juve një koeficient të quajtur “iWake” i cili llogarit statistikat e minutave që ju është dashur të zgjoheni, numrat e alarmit të orës dhe përgjigjet e gabuara.

Duke fituar etiketa trofe le të themi si “Caffenic Week” apo “Robotic Month”, ndërsa ju përmirësoni apo arrini kushtet e vlerave të iWake. Por nëse ju nuk keni disiplinë në të fjetur, ju mund të etiketoheni si”Lazy” apo “Donkey”. (PCWorld Albanian)

Freaky alarm

Lajmet e fundit>