Analiza

Deus Ex: Human Revolution shet 2 milion kopje

Sep 10 2011
0 Shpërndarje
Deus Ex: Human Revolution shet 2 milion kopje

Deus Ex-Human Revolution pasqyron një tregim të së ardhmes, por në anën tjetër prezanton në nivele të shumta aksion të pafund. Gjatë ditës së djeshme, grupi hulumtues i tregut NPD Group ka deklaruar se Deus Ex-Human Revolution është titulli më i shitur i muajit gusht në SHBA, ndërsa sot vet prodhuesi i kësaj loje ka bërë të ditur se titulli i fundit i Deus Ex ka shitur 2 milion kopje anembanë botës.

Deri tani kanë kaluar dy javë prej se titulli ka dalë në treg në Amerikën Veriore, Evropë dhe territore tjera PAL. Dërgesa tjera në treg pritet të ndodhin në vazhdim, gjersa pritet debutimi në Japoni gjatë muajit të ardhshëm.

Për zhvilluesin e Human Revolution, Eidos Montreal, shpirti origjinal i Deus Ex ka mbetur sërish e pranishme në këtë titull, duke iu mundësuar lojtarëve që të zgjedhin qasjen e tyre për secilin nivel. Në varësi të përgjigjeve që lojtarët zgjedhin, ata mund të shkojnë në secilën pjesë të lojës me një fokusim në betejë, shëndet apo edhe bashkëveprime shoqërore. 

Për më shumë lexoni analizën e Gamespot të Deus Ex: Human Revolution. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>