Lajmet

Deutsche Telekom lançon hartën në kohë reale të sulmeve kibernetike botërore

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Deutsche Telekom lançon hartën në kohë reale të sulmeve kibernetike botërore

Deutsche Telekom ka publikuar gjatë kësaj jave një portal ueb i cili ofron informacion në kohë reale mbi sulmet kibernetike që zbulohen nga sensorët e tij në rrjet, të cilët janë të vendosur në të gjithë botën.

Faqja mban emrin Sicherheitstacho.eu dhe synon të ofrojë një pamje të përgjithshme të aktivitetit botëror mbi sulmet kibernetike. Të dhënat mbi sulmet mblidhen nga 97 sensorë të njohur si sisteme honeypot, të cilët janë të shpëndarë në kompani të ndryshme në të gjithë botën.

Këta sensorë shërbejnë si karremë për sulmet e automatizuara që targetojnë dobësi nëpër rrjete, faqe ueb, smartfonë etj. Menjëherë sapo prekin sensorët, këto sulme pasqyrohen në hartën interaktive. Në të jepen gjithashtu informacione mbi llojin e sulmit, vendin e origjinës dhe shërbimet e shenjëstruara.

Deutsche Telekom i përdor këto të dhëna për të mbrojtur sistemet e veta si dhe për të paralajmëruar klientët mbi identifikimin e kërcënimeve të ndryshme. Gjithashtu, këto të dhëna i shpërndan edhe tek autoritetet apo me firmat e sigurisë. Faqja në ueb ofron statistika edhe për muajin e kaluar.

Për shembull, shërbimet si SMB (Server Message Block), NetBIOS apo SSH janë më të shenjëstruarat nga sulmet e automatizuara. Dobësitë e uebfaqeve renditen të dytat në listë.

INTERNETI: Një dekadë më vonë

Sipas faqes së Deutsche Telekom, muajin e kaluar pati më tepër se 27.3 milionë tentativa për sulme kundër shërbimeve SMB, 937,476 kundër NetBIOS, rreth 687,446 në portën 33434; 669,589 against SSH; and 522,671 on port 5353.

Shtetet nga të cilat vinin pjesa më e madhe e sulmeve ishin Rusia, Taivani dhe Gjermania. SHBA renditej në vend të gjashtë. (PCWorld Albanian)

Sicherheitstacho.eu

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>