Biznes

Deutsche Telekom rrit në 45% kuotën e aksioneve në grupin OTE

May 31 2018
0 Shpërndarje
Qeveria Greke vendosi të shiste 5% të aksioneve për të kontribuar në ekonominë vendase. Deutsche Telekom rrit në 45% kuotën e aksioneve në grupin OTE

Qeveria Greke shiti gjysmën e aksioneve të saj të grupin OTE tek gjigandi Gjerman i telekomunikacionit Deutsche Telekom.

Ky i fundit pagoi 284 milion dollarë për të rritur aksionet e saj në OTE nga 40% në 45% duke u bërë aksioneri më i madh i kompanisë.

Grupi OTE përveç operacioneve vendase të Cosmote, operon edhe në Rumani nën markën Telekom Romania dhe Shqipëri Telekom Albania.

Qeveria Greke vendosi të shiste 5% të aksioneve për të kontribuar në ekonominë vendase.

Grupi OTE prej vitesh operonte në Shqipëri përmes AMC-së. Në 2015-ën AMC u ribrandua në Telekom Albania kjo edhe për shkak të rritjes së influencës së Deutsche Telekom brenda OTE-së.

OTE vendosi të ruante markën Cosmote në Greqi. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>