Ja se si

DeviantArt Muro, aplikacion vizatues me bazë në HTML5

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
DeviantArt Muro, aplikacion vizatues me bazë në HTML5

Duke pasur parasysh se është krijuar në bazë të HTML5 kjo do të thotë se nuk ka nevojë për Flash apo çfarëdo shtojce tjetër për tu shfrytëzuar si aplikacion vizatimi dhe si i tillë funksionon për mrekulli me të gjithë shfletuesit modern dhe ju lejon që të vizatoni menjëherë.

Muro është vegël që i ngjason veglave tjera me bazë në ueb sikurse Odosketch, që përdor Flash dhe pastaj është edhe Sketchpad që sikurse Muro përdor vetëm standardet e uebit. Megjithatë, ndërfaqja e Muro është më e pastër dhe një kënaqësi për tu përdorur në krahasim me aplikacionet tjera me bazë në HTML5 që ofrohen momentalisht në ueb.

Për vizitorët janë në ofertë disa lloje burshash, por për tu qasur tek veçoritë më të avancuara ju duhet të krijoni një llogari në DeviantArt dhe të kyçeni.

Muro është një shembull i shkëlqyer i fuqisë së HTML5 dhe vizatimet që janë krijuar në Muro janë fantastike. Nuk jam kushedi se çfarë artisti me maus, por imazhi që po shihni e krijova në Muro për më pak se 5 minuta. Nëse kërkoni nëpër DeviantArt do të shihni edhe punime tjera jashtëzakonisht të bukura nga anëtarë të ndryshëm.

Lajmet e fundit>