Lajmet

Dhe iPhone “provon” sfidën #ALS Ice Bucket Challenge

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
Dhe iPhone “provon” sfidën #ALS Ice Bucket Challenge

123Diten e djeshme, stafi i marketingut të Samsung mendoi se do të ishte një ide shumë e mirë që përpos njerëzve edhe produktet e tyre të provonin sfidën që aq shumë po qarkullon kohët e fundit,#ALS Ice Bucket Challenge.

Sfidë e cila ka pasur sukses në gjenerimin e donacioneve të mëdha për një shkak tepër të denjë. Samsung e provoi në produktin e saj Galaxy S5. Kjo ishte një strategji e menduar mirë nga Samsung pasi #ALS Ice Bucket Challenge nuk u bë vetëm për të reklamuar telefonin e tyre, por u bë për të vënë në vështirësi konkurrentin e tyre më të madh, Apple.

Dhe ashtu siç e prisnim iPhone nuk u “dorëzua”, por e pranoi me kënaqësi sfidën #ALS Ice Bucket Challenge. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që dhe produktet kontribuuan me pagesën e tyre në fondacionin e fëmijëve ALS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>