Analiza

Dhënia e komandave zanore shpërqendron shoferët

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Dhënia e komandave zanore shpërqendron shoferët

Shoferëve që flasin apo dërgojnë mesazhe gjatë kohës që i japin makinës u duhet më tepër kohë për të frenuar.

Kërkuesit e Universitetit të Utahut kanë matur se çfarë efekti lidhur me kohën e reagimit kanë shtatë veprime në tre situata të ndryshme: në laborator, në një simulator si dhe në një makinë në lëvizje.

Bisedat në telefon, madje edhe duke mos e mbajtur atë në dorë, janë më tepër shpërqendruese se sa thjesht dëgjimi i radios gjatë kohës që i jepet makinës. Por, ajo që është më tepër shpërqendruese është t’i kthesh përgjigje mesazhit të dikujt duke përdorur ndërfaqet e kontrollit me zë.

Studiuesit vunë re se nga të gjitha aktivitetet që konsiderohen shpërqendruese në makinë, sistemi zë-në-tekst renditej i pari në listë. Kjo do të thotë se adaptimi i këtyre softuerëve në makina mund të sjellë shumë probleme në të ardhmen. Studimi është mundësuar nga American Automobile Association’s Foundation dhe mund të gjendet me titullin “Measuring Cognitive Distraction in the Automobile.”

Në simulator, u vu re se shoferët i shtypnin më vonë frenat kur u përgjigjeshin mesazheve duke folur. Vonesa ishte diçka qartësisht e dukshme. Bisedat në telefon apo me pasagjerët në makinë ndikonin po ashtu tek vonesat në frenime, edhe pse jo aq shumë sa në rastin më lart. Gjatë kohës që ishin në rrugë, shoferët kishin më pak gjasa për të nuhatur rreziqet gjatë kohës që flisnin, dhe akoma më pak gjasa nëse merreshin me mesazhet.

Studiuesit e vlerësuan shpërqendrimin duke krijuar një shkallë vlerësimi me nuram. Vlera 1 ishte minimalja ndërsa 5 ishte maksimalja. Veprimi më shpërqendrues ishte përdorimi i ndërfaqeve ku jepen komandat me zë (3.06).

Dëgjimi i radios u vlerësua me 1.21, ndërsa dëgjimi i librave audio me 1.75. Bisedat me pasagjerin u vlerësuan me 2.33, bisedat në telefon me 2.45 dhe ato në telefon (pa e mbajtur atë në duar) 2.27. (PCWorld Albanian)

shofer

 

Lajmet e fundit>