Harduer

Dhurata e largimit të @evleaks, një imazh i Motorola Moto X+1 pak ditë përpara lançimit

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Dhurata e largimit të @evleaks, një imazh i Motorola Moto X+1 pak ditë përpara lançimit

moto-x1-evleaks-2-100409323-primary.idgeKanë mbetur disa mistere rreth smartfonit të ardhshëm të Motorola-s, Moto X+1, edhe pas informacioneve të shumta të rrjedhura në internet së bashku me imazhe e testime të standardeve. Ajo që mund të jetë fjala e fundit përpara se Motorola zyrtarisht të detajojë smartfonin e saj më të ri më 4 shtator vjen nga Evan Blass i @evleaks, i cili thotë se po largohet nga publikimi i imazheve të pajisjeve të pa zbuluara ngaqë kjo nuk ka rezultuar fitimprurëse.

Ditën e djeshme ai zbuloi katër imazhe, që tregojnë versionin e kompanisë amerikane të telekomunikacionit Verizon të smartfonit Moto X+1. Ato janë koherente me imazhet që kemi parë deri tani, me të njëjtin dizajn si të origjinalit ku njëri prej smartfonëve ka një pjesë të pasme të drunjtë.

Një raport i testimit të standardeve publikuar kohët e fundit, pretendon se X+1 ka kaluar në testime të performancës duke detajuar një ekran 5.2-inç, rezolucion 1080p, dhe kamerë 12 Megapixel. Ekrani 5-inç është standard më i ri për smartfonët më të mirë Android ku Galaxy S5, HTC One, dhe LG G3 e kanë aplikuar këtë madhësi ekrani. Tashme mbetet të presim për eventin IFA më 4 shtator ku Motorola do të prezantojnë zyrtarisht edhe pasardhësin e smartfonit buxhetor Moto G si dhe orën inteligjente Moto 360. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>