Harduer

Dhurata e preferuar e fëmijëve për këtë fundvit rezulton iPhone-i

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Dhurata e preferuar e fëmijëve për këtë fundvit rezulton iPhone-i

iphonegold_STILL_620x433_610x426Dyqani on line Ebates ka kryer së fundmi një anketim midis fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 12 – 17 vjeç për të kuptuar se çfarë do të donin të merrnin si dhuratë për festat e fundvitit.

Rezultatet treguan se 88% e të anketuarve do të dëshironin që familja t’ju dhuronte një pajisje teknologjike dhe pajisja më e dëshiruar ishte iPhone-i. Kjo nuk do të thotë se fëmijët ngatërronin emrin “iPhone” me “smartfon” përkundrazi, ata i njohin shumë mirë markat e ndryshme. Vetëm 12% e tyre dëshironin Samsung Galaxy, ndërsa 32% preferonin Apple.

Pajisja e dytë më e preferuar rezultoi përsëri një produkt i Apple: iPad-i. Të dhënat treguan se iPhone-i nuk përbënte zgjedhjen e preferuar të djemve.

Dhurata më e dëshiruar për ta është PlayStation 4. Megjithatë prefernca e vajzave për iPhone-in dominonte (41%), prandaj Apple është klasifikuar si marka më e kërkuar për festat e fundvitit.

Është mëse e qartë se kemi të bëjmë me një ndryshim brezash. I njetji anketim i realizuar vitin e kaluar zbuloi se pjesa më e madhe e 16-18 vjeçarëve dëshironin një laptop si dhuratë, ndërsa më të vegjëlit preferonin iPhone-ët dhe iPad-ët. Pavarësisht se këta të vegjëlit janë rritur dëshirat e tyre nuk kanë ndryshuar.

Ebates vendosi të verifikonte nëse prindërit ishin në dijeni të dëshirave të fëmijëve të tyre. Rreth 54% e tyre deklaruan se kishin ndërmend t’ju dhuronin adoleshentëve një produkt të Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>