Softuer

Diablo III do të debutojë në fillim të vitit 2012

Sep 24 2011
0 Shpërndarje
Diablo III do të debutojë në fillim të vitit 2012

Vetëm tre ditë më parë Blizzard Entertainment ka sjellë lajmin e mirë se Diabllo III është gati për t’u testuar në beta version. Tani kompania me bazë në Kaliforni ka shtuar se Diablo nuk do të arrij të paraqitet brenda këtij viti por në vend të kësaj do të jetë gati në fillim të vitit 2012. CEO i Activision Mike Morhaime ka shpjeguar se studio ka shpresuar që loja të jetë gati për  vitin 2011, por në fund u kuptua se ky cak është i pamundur për tu arritur. “Gjatë kësaj jave ne jemi mbledhur dhe kemi diskutuar nëse mund të jetë loja gati në fund të dhjetorit apo jo. Më pas erdhëm në përfundim se duhet të shtyjmë datën e debutimit” shpjegoi ai.

Sipas Morhaime, koha shtesë do të mundësojë që Blizzard të shtojë dhe “përpunojë më mirë” disa elemente të lojës dhe të hap betën për shumë përdorues sesa që është planifikuar në fillim. Gejmerët e intersuar për të qenë pjesë e beta versionit të DIablo III mund të vizitojnë Battle.net. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>