Vëzhgim

Diaspora do të paraqes kodin e saj të hapur me 15 shtator

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
Diaspora do të paraqes kodin e saj të hapur me 15 shtator

Projekti ambicioz anti-Facebook ishte një koncept i paraqitur nga një grup i programorëve nga Universiteti i Nju Jorkut të cilët tentojnë të ofrojnë një shërbim të ngjashëm me Facebook, por me kontroll shumë më të ngushtë të përdoruesve në privatësi.

Një blog post i ri i paraqitur nga katër studentët e përfshirë në projekt, Daniel Grippi, Maxwell Salzberg, Raphael Sofaer dhe Ilya Zhitomirskiy, në fakt nuk ka bërë të ditur se çfarë të presim, por nëse duhet të supozojmë padyshim që do të bëhet fjalë edhe për disa muaj të tjerë pune para se çdo gjë të shpaloset dhe t’i emocionoj ata që nuk janë programer.

Nëse jeni duke kërkuar një alternativë ndaj Facebook atëherë shënoni datën 15 shtator në kalendarin tuaj si një datë të rëndësishme, përndryshe është vështirë të paramendohet ndonjë sukses për këtë projekt me ambicie të larta.

Duhet theksuar se versioni alfa i këtij “rrjeti social anti-Facebook” do të paraqitet në tetor të këtij viti, dhe vlen të theksohet se për dallim prej Facebook e Twitter, që mbajnë të dhënat e të gjithë përdoruesve të tyre në një server qendror, Diaspora do t’iu mundësojë përdoruesve të krijojnë “send” apo ueb serverë të personalizuar, duke iu ofruar mundësinë atyre që të shkëmbejnë të dhënat në mënyrë të sigurt përmes GPG.

Lajmet e fundit>