Lajmet

Dick Costolo: Twitter shumë i ndërlikuar për fillestarët

May 30 2013
0 Shpërndarje
Dick Costolo: Twitter shumë i ndërlikuar për fillestarët

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Dick Costolo beson që rrjeti shoqëror me një veprimtari 7 vjeçare është ende mjaft i ndërlikuar për fillestarët.

Gjatë ditës së mërkurë, CEO iu përgjigj pyetjeve nga Kara Swisher në konferencën D: All Things Digital në Rancho Palos Verdes të Kalifornisë. Kur u pyet se çfarë i mungonte rrjetit Twitter, Costolo tha, “Thjeshtësia”.

Twitter e bën komunikimin shumë të ndërlikuar.

Rrjeti me informacione, për shkak se i kufizon cicërimat që të jenë vetëm 140 karaktere ose më të shkurtër, ka frymëzuar njerëzit që të krijojnë një lloj të ri të gjuhës për biseda dhe “meme”, tha Costolo.

Por kjo “gjuhë në masë të madhe është super e vështirë për t’u kuptuar” nëse jeni të ri në platformë, shtoi ai, duke cituar se si anëtarët vendosin shpesh një “.” përpara “@” kur shkruajnë replika të cilat anëtari dëshiron që të mund t’i shohë çdo ndjekës i tij. Pak hutuese, apo jo?

Costolo tha që ai i kërkon skuadrës së tij që të rrezikojë dhe të gjejë mënyra për të larguar zbrazësinë mes të brendshmëve që janë tashmë të njohur me mënyrën e të komunikuarit në Twitter dhe fillestarëve të cilët nuk janë të përgatitur.

Shefi i Twitterit ishte pyetur po ashtu për planet e ndërmarrjes së tij për t’u bërë ndërmarrje publike, për marrëdhëniet e tij me Apple, Google dhe Facebook dhe rolin e tij për lajme në situata si ato të bombardimit të maratonës në Boston.

Sa i përket kalimit në ndërmarrje publike, Costolo përmendi vlerësimet që kryetari Jack Dorsey ka bërë gjatë muajit të kaluar dhe ka minimizuar interesimin e ndërmarrjes për t’u bërë publike. Ai po ashtu iu shmang hollësive rreth marrëdhënieve të ndërmarrjes me sfiduesit e tjerë në Luginën Silikon, duke thënë që Twitter mund të bashkëpunojë me Google, të flas rregullit me Facebook dhe ta shohë Apple-in si këshilltar.

Sa i përket marrjes së përgjegjësisë dhe verifikimit të informacionit që qarkullon përgjatë rrjetit të tij, ajo thjesht nuk do të ndodhë, tha Costolo. Rrjeti me informacione nuk është një organizatë e lajmeve dhe nuk planifikon që të veprojë si e tillë, ndonëse ndërmarrja dëshiron që të bashkëpunojë me furnizues të lajmeve.

“Ne jemi platforma për shpërndarje globale të informacionit,” tha ai, duke nënkuptuar që Twitter është për njerëzit, nga njerëzit. E bukura e Twitter-it sot është që kur paraqiten thashethemet, si pasaktësitë që kishin qarkulluar gjatë kërkimit për bombarduesit e maratonës, turma e bën një punë shumë të mirë për dallim të shpejtë të asaj që është e saktë dhe asaj që është thashetheme, këmbënguli ai. Unë nuk jam i sigurt që çdokush tjetër mund të pajtohet. (PCWorld Albanian)

dick costolo

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>