Lajmet

Digg ofron disa hollësi rreth zëvendësimit të Google Reader

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Digg ofron disa hollësi rreth zëvendësimit të Google Reader

Me planin e zbuluar për shuarje të shërbimit Google Reader nga Google, janë paraqitur edhe shumë konkurrentë që të zëvendësojnë këtë produkt.

Në mesin e tyre është edhe faqja Digg, e cila ka kaluar përgjatë ngritjeve dhe uljeve të shumta. Gjatë ditës së hënë, ndërmarrja Digg diskutoi katër idetë që thotë se i ka marrë nga përdoruesit, të cilat ata duan t’i shohin të pranishme në lexuesin e ardhshëm RSS të ndërmarrjes.

Përveç të tjerash, kërkesa e përdoruesve ishte që shërbimi të ishte sa më i thjeshtë, ta bëjë të shpejtë, ta bëjë të mundshëm për t’u përdorur përgjatë shumë pajisjeve, si dhe ta bëjë më të lehtë për përdoruesit që të fusin furnizuesit e tyre të tanishëm në llogaritë ekzistuese në Google Reader.

Largimi i Google Reader ka krijuar hapësirë të mjaftueshme që konkurrentët e tjerë të mund ta zënë. Kështu Digg shpreson që ta bëjë gati lexuesin e vet RSS deri më 1 korrik, kur pritet të ndalojë së funksionuari shërbimi Google Reader.

Sidoqoftë, kjo gjë duket pak si vështirë e arritshme nga ndërmarrja dhe ajo kërkoi nga përdoruesit që të jenë të durueshëm.

Shërbime të tjera që do të mbyllen së bashku me Google Reader

“Ne jemi të bindur që ne mund të shesim një produkt që ofron principet e mësipërme, por nëse një veçori është duke u munguar në ditën 1 korrik të cilën e keni kërkuar, kërkojmë të jeni të durueshëm,” tha ndërmarrja. (PCWorld Albanian)

digg

Tags >

RSS
Lajmet e fundit>